Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të ndalojë udhëtimin e amerikanëve drejt Koresë së Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga dy agjenci që bëjnë ture në këtë vend.

Koryo Tours dhe Young Pioneer Tours, sipas BBC thanë se ky vendim do të bëhet i ditur më 27 Korrik dhe do të hyjë në fuqi 30 ditë më vonë.

Qeveria amerikane ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Young Piooner Tours ishte agjencia që dërgoi studentin amerikan Otto Warmbier në Korenë e Veriut. Ai u arrestua pak ditë më vonë dhe u dënua me 15 vjet burg, përpara se të kthehej në koma në SHBA, në Qershor. Ai vdiq pak ditë më vonë./tvklan.al