Stadiumi i Ajax do të ndryshojë emër, duke ia kushtuar Johan Cruyff. Këshilli i administrimit të arenës së Amsterdamit mori vendimin për të kujtuar legjendën e futbollit holandez, i cili u shua vitin e kaluar për shkak të një sëmundje të rëndë. Klubi i Ajax e quajti këtë ndryshim një mënyrë për të nderuar Cruyff dhe për të frymëzuar të rinjtë të cilët mund të frymëzohen prej tij.

Ndryshimi i emrit do të zyrtarizohet pas disa muajsh, për faktin se duhet kohë për shkak edhe aspektit tregtar të stadiumit. Emri Johan Cruyff do t’i vendoset edhe një rruge apo sheshi të Amsterdamit.

Pak kohë më parë edhe Barcelona vendosi t’i kushtojë një stadium sulmuesit dhe trajnerit të njohur, ku do të luajë ekipi i dytë dhe të rinjtë. Johan Cruyff shkëlqeu me Ajax, Barcelona dhe përfaqësuesen e Holandës në vitet 60’-70’ dhe cilësohet si një më të mirët e të gjitha kohërave në futbollin botëror.

Tv Klan