GJKKO liron nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena
Maj 9, 2024
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për korrupsion. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka mësuar se Lena do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua në Janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh. Bashkë me të u arrestuan edhe 6 persona të tjerë. Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë përfitim të parregullt prej 5 000 Euro, me...