Policia turke ka arrestuar kryetarin e organizatës “Amnesty International” në Turqi për lidhje të dyshuara me klerikun Fethullah Gylen, të cilin Presidenti Erdogan e akuzon për grushtin e shtetit të mbetur në tentativë vitin e kaluar.

Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë janë arrestuar në provincën e Izmirit.

Të gjithë janë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me organizatën e Gylenit.

Sekretari i Përgjithshëm i “Amnesty International” ka dënuar këtë veprim të autoriteteve turke. “

Taner Kiliç ka një përvojë të gjatë për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin”

, është shprehur Salil Shetty.

Nga ana tjetër, autoritetet e turke e kanë konsideruar të nevojshëm arrestimin e tij në lidhje me hetimet për grushtin e dështuar të shtetit./tvklan.al