Të marrësh vendime vetëm në bazë të arsyes mund të jetë e gabuar. Sipas kërkimeve shkencore, instikti, pavarësisht se na etiketon si qenie parahistorike, është po aq i rëndësishëm në marrjen e vendimeve.

Sipas një kërkimi të publikuar në revistën shkencore

Conversation

, intuita apo vendimet instiktive, janë një formë tjetër e përpunimit të informacioneve dhe në këtë aspekt truri ynë funksionon si të ishte një kompjuter që përpunon informacione pa reshtur, duke na përgatitur edhe për të ardhmen.

Në fakt, ato verifikohen kur truri dallon një lidhje apo mospërputhje mes eksperiencës aktuale dhe të shkuarës, por ky krahasim ngelet në nivelin e subkoshiencës. Domethënë ne e dimë diçka, ose kemi ndjesinë negative apo pozitive, por nuk dimë ta shpjegojmë si arrijmë në atë konkluzion.

Pra në fund, shkenca thotë se një bashkëpunim i mirë mes mendimit analitik, pra arsyetimit të ftohtë dhe instiktit, është ndoshta ajo çka na bën të marrim vendimet më të mira, çka sugjeron se duhet t’i dëgjojmë të dy anët tona.

Klan Plus