Është mirë ta bëni sa më shpesh. Kontrolloni nën krevat, veçanërisht nëse banoni në shtëpi private.

Një piton rreth 3 metra i gjatë është gjetur nga një nënë në Tailandë nën krevatit e të birit. Dyshimet e saj nisën pasi gjeti të ngordhur macen e shtëpisë.  “

U zgjova në mëngjes dhe gjeta të ngordhur macen me shenja pickimi

”, tha 42-vjeçarja Thanapoom Lekyen.

E dija që kishte diçka që nuk shkonte. Isha e frikësuar. Pashë në dhomën e djalit tim dhe ulërita kur pashë që diçka po lëvizte nën krevat.

Lekyen tha se gjarpri kishte hyrë në shtëpinë e saj në Chachoengsao, Tajlandë, nëpërmjet dritares.

I biri i saj, 13-vjeçari Nong, i cili normalisht duhej të flinte në dhomën e tij, fatmirësisht atë natë e kishte zënë gjumi në dhomë me të ëmën. Sipas saj, kjo ia ka shpëtuar jetën atij.

Mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur dhe qaj

”, tha ajo duke theksuar se nuk e ka kaluar tronditjen. 

Lekyen mendon se ishte një engjëj mbrojtës që i ruajti të birin, i cili ndryshe nga çdo natë tjetër fjeti natën me të dhe ajo vendosi të mos e dërgonte në dhomën e tij.

Pamjet rrëqethëse të publikuara në medien ndërkombëtare shfaqin gjarprin e zemëruar duke u përpjekur të kafshojë forcat e shpëtimit që kishin mbërritur në shtëpi për të larguar gjarprin.

Nattapon Boonmeet nga Grupi Vullnetar i Shpëtuesve në Chachoengsao iu deshën 15 minuta për ta neutralizuar gjarprin, të cilin e vendosi në një çantë dhe e lëshoi në pyll. /tvklan.al