Arti i dritës është një nga elementet po aq të rëndësishme sa edhe gjinitë e tjera, një mënyrë, shprehje e cila prej dekadash është aplikuar, të paktën, në skenat evropiane të arteve pamore dhe ato skenike.

Edhe pse me vite vonesë në përqafimin e saj, arti i dritës, po njeh lëvruesit e saj të parë edhe në vendin tonë. Prova e parë u krye në Teatrin Metropol, në shfaqjen “Lulet e Dimrit”, ku projeksioni vjen si vlerë artistike.

Në këndvështrimin e Kleidit, një shfaqje e tillë cilësohet si luks, madje edhe për një skenë si e Teatrit Kombëtar, e cila nuk zotëron një projeksion.

“Lulet e Dimrit” dhe eksperimentin e saj me dritën nën tingujt origjinal të muzikës dhe kërcimit që zhvillon temën e të jetuarit vetëm apo në çift, vjen edhe të dielën në Teatrin Metropol.

Tv Klan