Video instalacioni “Further inside”, i realizuar nga Ilir Lluka, u vlerësua si më e mira e “Onufri 2016”.

Vepra e krijuar enkas për edicionin e 22 të këtij konkursi ndërkombëtar, nuk gjen asnjë pikëtakimi me konceptin kuratorial të Fani Zguros, si një homazh ndaj Mitrush Kutelit, përkundrazi fituesi autodidakt është frymëzuar nga poetja Ervina Halili dhe shkrimtarit shqiptar i ka lexuar pak faqe.

Për Ardian Isufin, Dekanin e Fakultetit të Arteve Pamore, mos-mishërimi i idesë së kuratorit në më të shumtën e veprave konkurruese nuk ishte e vetmja mangësi që prodhoi ky “Onufër”.

Sipas Isufit, “Onufri” është konkursi që duhet të prezantojë punët kërkimore dhe vëzhguese të artistëve.

Veprën fituese dhe jo fitueset janë të vizitueshme në Galerinë Kombëtare të Arteve, edhe përgjatë Janarit.

Tv Klan