Borussia Dortmund fitoi me Inglostadt një natë më parë 1-0 me gol të Perre-Emerick Aubameyang. Goli i shënuar prej tij jo vetëm që e mban në vendin e parë të renditjes së shënuesve të Bundesliga, por edhe u barazua me Inglostadt. Në fakt u barazua me të gjithë numrin e golave që kanë shënuar futbollistët e kësaj skuadre 23 Aubameyang – 23 Inglostadt.

27 vjecari që luan për kombëtaren e Gabonit, është sulmuesi më produktiv i momentit dhe statistika është një nga më interesantet e kampionatit gjerman, 23 gola për 23 ndeshje. Mesatare fantastike me 1 gol për cdo takim të luajtur në kampionat

Borussia gjendet në vendin e tretë të renditjes, ndërsa Inglostadt me shumë mundësi do të bjerë nga kategoria pasi gjendet në vendin e parafundit të renditjes.

Që prej korrikut të 2013 Aubameyang luan për Borussia Dortmund dhe vlera e tij e merkatos është 65 milionë euro./TV KLAN