Gjatë një interviste për një radio spanjolle, futbollisti katalan i kombëtares shqiptare Ivan Balliu, është thumbuar nga gazetarët që duke qenë se nuk ka debutuar me kombëtaren shqiptare, të dezertojë kuqezinjtë për skuadrën e Lopetegui.

Balliu:

Jo, jo, tashmë jam këtu. E vërteta është që i jam mirënjohës Federatës dhe njerëzve në Shqipëri për si më kanë pritur dhe trajtuar. Ndjehem shumë mirë.

Biseda tejet miqësore ka shkuar më tej. Duke qenë se në kombëtaret e moshave të Spanjës ai ka luajtur përkrah yjeve aktualë të kësaj skuadre, balliu është pyetur se si do të reagojë nëse në ndeshjen e alicante përballet me ta

Gazetari:

Ti je mbrojtës i djathtë, nëse luan të takon të markosh Iscon.

Balliu:

Po, nëse luaj po. Do të flas me të do ti them që të relaksohet paksa dhe që të shmanget nga ana tjetër.

25 vjecari ka shprehur besimin se skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të japë maksimumin në këtë takim.

Balliu:

Duhet të jemi realistë, të luash kundër Spanjës, një prej ekipeve më të mira në botë, e dimë që do të jetë shumë e vështirë. Por gjithçka mund të ndodhë, do të mbrohemi. Shpresojmë të shënojmë një gol dhe të mbrohemi mirë të gjithë të bashkuar.

Tv Klan