Përfundoi në barazim derbi i shqiptarëve në Bundesliga 1. Hamburg i Mërgim Mavrajt dhe Freiburg i Amir Abrashit e mbyllën me rezultatin 2 – 2 takimin e javës së 21. Të dy ishin titullarë në këtë sfidë duke dhënë kontributin e tyre, madje Abrashi rrezikoi edhe portën kundërshtare. Hamburg u shkoi afër fitores në minutat e fundit, por Hunt gaboi në goditjen e 11-metërshit.

Bayern Munchen u ndal në një barazim 1 – 1 në fushën e Hertha Berlin. Goli të Ibisevic në pjesën e parë, iu kundërgjigj Lewandowski në çastet e fundit të takimit. Situata u acarua në fushë me përplasje mes lojtarëve, por pati ngacmime edhe nga ana e tifozëve vendas. Carlo Ancelotti iu kundërgjigj duke i treguar gishtin e mesit siç shikohet në këtë foto të shkëputur nga kanali ZDF. Trajneri i Bayern tha se reagimi i tij ndodhi pasi e kishin pështyrë.

Tv Klan