Enis Bardhi hyri në historinë e përfaqësueses maqedonase të 21-vjeçarëve.

Mesfushori shqiptar realizoi golin e parë në fazën finale të Europianit të kësaj moshe që po zhvillohet në Poloni. Bardhi nuk gaboi në goditjen e 11-metërshit duke mposhtur portierin e Serbisë dhe barazuar përkohësisht në 1 – 1 rezultatin.

Më parë Enis Bardhi kishte rrezikuar me goditjet standarde. Kjo sfidë përfundoi në barazim 2 – 2. Maqedonia U21 që është debutuese në fazën finale të Europianit ka të grumbulluar 5 futbollistë shqiptarë, disa prej tyre titullarë të padiskutueshëm.

/Tv Klan