Kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti këtë të enjte një fjalim mes qytetarëve të pranishëm në çadër, e cila pas arritjes së marrëveshjes politike do të mbyllet.

Basha ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesën në protestë për 90 ditë dhe netë. Ai komentoi marrëveshjen duke thënë se ajo u arrit falë bashkëpunimit dhe qëndresës së qytetarëve në çadër.

Më tej kryeopozitari theksoi se, “

beteja nuk mbaron këtu, kjo është vetëm nxemja, ndeshja fillon pas një jave dhe do vazhdojë drejt fitores. Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do vazhdojmë deri në fund për Republikën e Re, e cila do i japë fund komplotit ekonomik”.

Do marshojmë drejt fitores. Vëllezër dhe motra, qytetarë dhe qytetare, te reja dhe të rinj, plot 90 ditë më parë ju nisët një rrugëtim epik, patriotik, qytetar, demokratik paqësor dhe europianë dhe të vendosur, për të mos pranuar më me kokën poshtë gjendjen e mjerë të vendit, për t’i treguar familjes tuaj dhe botës mbarë të vërtetën e dhimbshme të Shqipërisë, nën zgjedhën e drogën dhe krimit. Ju u bashkuat 90 ditë më parë në këtë shesh ku i treguat Shqipërisë, Europës dhe botës së kurajoja triumfon mbi frikën dhe nuk ka vdekur. 90 ditë më parë ne u mblodhëm në një vend të pashpresë dhe të pa Zot. Ne u mblodhëm këtu me kurajën e gjithsecilit prej jush dhe të kësaj lëvizje, këtij bashkimi, më të madhin të shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nisëm qëndresën tonë të bashkuar. 90 ditë më parë ju ishit shpirti i qëndresës dhe refuzimi i të keqes. Deri më sot ju ishit shpresa e Shqipërisë, por sot jemi e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Kjo lëvizje shembi sot muret e kështjellës së mykur të Republikës së vjetër. Muret e kështjellës së mykur ranë vetëm prej kurajës suaj. Askush nuk ju trembi dot, nuk ka shtangur dhe nuk është larguar nga rruga që nisëm.

Kështjella e Republikës së vjetër do bjerë me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare. Kurrë më parë në këto 27 vite nuk ka njohur Europa një bashkim të tillë zemrash dhe vullnetesh si kjo lëvizje e pamposhtur. Sepse kjo lëvizje nuk ishte për interesa politike, apo të një aleance. Kjo lëvizje nisi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë. Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme u kurorëzua sot, jo me rrëzimin e qeverisë, por vetëm gjysmës së saj. Me garanci të cilat duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund. Por, beteja jonë nuk mbaron këtu, kjo është vetëm nxemja, ndeshja fillon pas një jave dhe na vazhdojmë drejt fitores. Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do vazhdojmë deri në fund për Republikën e Re, e cila do i japë fund komplotit ekonomik. Republika e re nuk është vetëm objektivi ynë, por realiteti që ka ardhur përmes qëndresës sonë për programin dhe ekipin në 25 Qershor. Sot përmes dialogut politik që u bë realitet falë qëndresës suaj. Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjësimit të saj për të bërë realitet ëndrrën tuaj. Kjo është domethënia e angazhimit për reformën kushtetuese dhe është flamuri i bardhë. Reforma kushtetuese është vetëm shtrati kushtetues që ju pajtova ditën e shtunë. E ardhmja juaj dhe pushteti do jetë vetëm në dorën tuaj. E dimë të gjithë, ju, ne, ata, e di bota mbarë se ky shesh dhe kjo lëvizje është e reja që do të zëvendësojë njëherë e përgjithmonë të vjetrën. Asnjë kompromis nuk do të ketë me të keqën që ka kapur vendin për fyti. Përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do i japim vendit një Shqipëri të çliruar nga droga dhe krimi.

/tvklan.al

https://youtu.be/FIiVgGgxG6U