Fushatën elektorale të Kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha e sheh si një përpjekje për t’iu bashkuar Republikës së re. Nga qyteti i Kavajës, ku përveç zgjedhjeve parlamentare në 25 Qershor do të votohet edhe për Kryebashkiakun e ri, kreu i demokratëve mohoi idenë e një koalicioni qeverisës mes tij dhe Edi Ramës.

Kryeministin e akuzoi për premtime të pambajtura, rrënimin e ekonomisë dhe inkriminimin e administratës.

Banorët e Kavajës i ftoi që ashtu si 27 vite më parë të flakin tej zgjedhën e krimit, përgjegjësi i së cilës tha Basha është Kryeministri Rama.

Basha i bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por edhe të majtëve Kavajas që të dielën të votojnë krahas ekipit të republikës së re edhe kandidatin e opozitës për Bashkinë e Kavajës, Isa Sakja.

Ndërsa në një takim me mbështetësit e tij në Fier, Basha u kërkoi qyteatrëve  të dielën marrin pjese masivisht në votime.

Planin e tij ekonomik për uljen e taksave dhe hapjen e vendeve të reja të punës Basha e ndau edhe me qytetarë e sipërmarrës të Rrogozhinës.

Tv Klan