Bayern Munchen u shpall për herë të 27 kampion i Gjermanisë, 3 javë para fundit të Bundesliga 1. Carlo Ancelotti arriti këtë sukses që në sezonin e parë me bavarezët, edhe pse në Europë nuk shkoi njëlloj.

Fitorja e 6 – 0 në transfertë me Wolfsburg mbylli matematikisht llogaritë për titullin. Shënuesit ishin Alaba, Robben, Mueller, Kimmich dhe Lewandowski me dygolësh. Bayern Munchen u favorizuar edhe nga barazimi pa gola i Leipzig me Ingolstadt, që tani është 10 pikë larg.

Megjithatë sezoni i Leipzig mund të quhet i suksesshëm, pasi rivalizoi me Bayern dhe siguroi pjesëmarrjen në grupet e Champions League. 

Tv Klan