Viti i ri shkollor do t’i gjejë 15 shkolla profesionale të binjakëzuara me simotrat e tyre në Europë, duke ju mundësuar kështu nxënësve që i ndjekin, diploma të vlefshme edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Ky lajm vjen nga Brukseli, ku Ministri i Mirëqënies Sociale është takuar me Komisioneren Marianne Thyssen, me të cilën ka biseduar rreth arsimit profesional.

“Në Shqipëri në Shtator ne do të kemi mundësi që nga 40 shkolla profesionale që Shqipëria ka, 15 prej tyre do të jenë të binjakëzuara me shkolla evropiane, duke u kthyer në qendra ekselence, për të ofruar jo vetëm edukim shumë të mirë, por edhe një diplomë që do të jetë ekuivalente me diplomat që do të merrnin po të kishin ndjekur këto shkolla ne Evropë”.

Për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri, Bashkimi Europian ka akorduar 30 milionë euro.

Tv Klan