Edhe pse janë në dizavantazh të një goli, në Lezhë janë optimistë se ndaj Tiranës do të dalin të fituar. Trajneri Bruka është i qetë pasi, sikurse thotë, të gjithë futbollistët e tij e njohin portën.

Morali i trajnerit është i lartë, aq sa e sheh veten me një dorë tek trofeu i kupës.

Gjendja emocionale e teknikut është transmetuar edhe tek futbollistët, të cilët nuk ndjehen inferiorë ndaj bardhebluve që kanë eksperiencën e Superligës. Sulmuesi Sekou Camara nga Guinea e ndjen veten më të mirë se të gjithë.

 Sekou Camara: “Në mendjen time unë jam më i miri. Nuk ka rëndësi për mua nëse futbollistët e Tiranës luajnë në superligë apo Champions League. Ata do të përpiqen të më ndalojnë sepse unë do të shënoj. Unë mendoj dhe besoj se do të shkojmë në finale.”

Tek Tirana preferojnë të qëndrojnë larg mediave. Mirel Josa madje është përfshirë edhe vetë në stërvitjen e fundit para ndeshjes. Bardheblutë kanë shënuar në fushë kundërshtare dhe nuk iu duhet shumë për të ruajtur avantazhin që do t’i kualifikonte për në finalen e kupës./Tv Klan