Olympiakos i Besnik Hasit fitoi sfidën kualifikuese të turit të tretë të Champions League e zhvilluar në fushën e Partizan Beograd. Skuadra greke triumfoi me rezultatin 3 – 1 në takim të zhvilluar pa praninë e tifozëve miq.

Një arritje e madhe e trajnerit shqiptar, i cili e pati takimin e parë zyrtar me kampionët e Greqisë që synojnë grupet e Champions League. Kjo fitore i shton shanset e eipit të Besnik Hasit për të kaluar turin.

Takimi pati edhe incidente në momentin kur lojtarët po hynin në brendësi të stadiumit për pushimin mes dy pjesëve. Tifozët hodhën shishe dhe sende të forta në drejtim të lojtarëve kundërshtarë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 2 gusht në Pire.

 Tv Klan