Mesa duket është një stil që i pëlqen Kanye West ndaj dhe Bianka Censori kopjon shpesh stilin e veshjeve të ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.

Prestigjiozes britanike Deili Meil i ka rënë në sy kjo veshje e bardhë e Censorit, e hapur në pjesën e sipërme dhe me fund të shkurtër.

Veshja është një model gati identik i përdorur nga Kim Kardashian në 34-vjetorin e saj para gati 10 vitesh.

Paparacët fiksuan Bianca Censorin me një kostum banje, po ashtu të përafërt me atë me të cilin është shfaqur më herët Kim Kardashian, të prodhuar nga marka e saj e veshjeve Skims.

Edhe më herët, partnerja aktuale e Kanye është shfaqur me një veshje provokuese të ngjashme me atë që ish-bashkëshortja e tij është shfaqur në publik në 2017-ën.

Megjithatë, askush nuk e mohon dot që Bianca, 14 vite më e re se Kim shfaqet në shumicën e rasteve më ekstravagante dhe tërheq më tepër vëmendje.

Tv Klan