Leonardo Bonucci është në qendër të merkatos. Milan duket i interesuar për mbrojtësin e Juventus. Klubi torinez e vlerëson rreth 50 milionë euro kartonin e Bonucci dhe në rast se ka dëshirë të largohet nuk do të ketë pengesë edhe nga ana e trajnerit Massimiliano Allegri.

Radja Nainggolan është një dëshirë e dy ekipeve në Angli. Sipas “Daily Mail” në rivalitet për të janë Chelsea e Manchester United. Djajtë e kuq më të favorizuar për të marrë mesfushorin e Roma.

Ndërkohë Chelsea duket e ka gjetur një tjetër përforcim për sezonin e ri. Tiemoue Bakayoko pritet që të kryejë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave. Bakayoko i cili u kërkua me ngulm nga trajneri Antonio Conte do t’i kushtojë Chelsea 40 milionë sterlina.

Tv Klan