Rreziku kryesor në sistemin bankar në vend vazhdon të jetë niveli i lartë i kredive të këqija dhe përqëndrimi i kësaj kredie me probleme në pak komopani.

Banka e Shqiperise e evidenton këtë në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e vitit të kaluar.

Kur flasin për përqëndrimin e kredive me probleme ekspertë të Bankes i referohen në veçanti dy kompanive; Armo dhe Kurum , ku sipas Bankës Qendrore është përqëndruar sasia më e madhe e kredisë me probleme.

Në fillim bankat identifikuan afro 35 kompani që kishin pjesën më të madhe të kredisë me probleme, mbi 50% të totalit të kredisë së keqe dhe për këtë ka nisur një plan masash për t’i dhënë zgjidhje.

Banka e Shqipërisë evidenton edhe një tjetër rrezik që i kanoset banakve të nivelit të dytë, atë të  stokut të madh të pronave të marra gjatë procesit të ekzekutimit të kolateralit dhe vështrësitë në shitjen e tyre, pasi funksionimi i tregut të pasurive të paluajtshme është problematik .

Vlera totale e pasurive të paluajtshme që bankat mbajnë të ngrira në bilancet e tyre të pashitura, në fund të vitit 2015  arriti në 22 mld lekë, nga 5 miliardë që ishte në vitin 2012.

Sipas parashikimeve të Bankës një rënie e mundshme e çmimeve të pasurive të paluajtshme do të godiste të ardhurat, që mund të realizohen nga shitja e kolateraleve.

Banka e Shqipërisë thotë se edhe pse niveli i kredive me problem në dhjetor ra në 18.2% sërisht kjo shifër mbetet e lartë.

Tv Klan