26FC260500000578-0-image-a-61_1427314204149Çifti i lumtur i mjekroshave kanë hyrë në debat, nëse nusja duhet të heqë mjekrën ose jo.

Debati për heqjen e mjekrës ka nisur ditët e fundit, pasi ata kanë vendosur të festojnë 5 – vjetorin e tyre në serialin televiziv “Strange Love” dhe Annalisa mendon që fotot e ceremonisë t’i realizojë pa mjekër.

Mund të duket e çuditshme, por gruaja mban mjekër njësoi si burri prej vitesh.

Kur ishte vetëm 13 – vjeç Annalisa Hackleman nga Kalifornia është diagnostikuar me një sindrom që i krijonte asaj qime të shumta në fytyrë, njësoi si meshkujt.

Ajo tregon se në adoleshencë mamaja e ka dërguar për të eleminuar mjekrën me lazer, por nuk ka funksionuar. Më pas ajo vazhdoi të heqë mjekrën me brisk, por situata u rëndua shumë dhe i duhej të hiqte mjekrën dy herë në ditë.

Pas njohjes me bashkëshortin ajo ndihet e lumtur, pasi ai e ka pranuar për atë që është dhe i ka thënë të mos e heqë mjekrën.

“David është shumë përkrahës kur bëhet fjalë për mjekrën time. Unë mendoj se atij nuk i pëlqen ajo, por ai më do mua për atë që jam, ndaj thotë që mos e heq mjekrën”, është shprehur Annalisa.

tvklan.al