Ndërtesa e vjetër historike e bursës së Danimarkës në qendër të Kopenhagen është përfshirë nga zjarri. Ekipet e emergjencës kanë nxituar për të shuar flakët që fillimisht ka përfshinë majën e ndërtesës. Të gjithë brenda ndërtesës mundën të largoheshin, por shumë njerëz nxituan të shpëtonin disa nga pikturat historike të ndërtesës së shekullit të 17-të.

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë”, shkroi Ministri i Kulturës në rrjetet sociale.

Shkaku i zjarrit në Kopenhagë është gjithashtu për momentin i panjohur ndërsa pjesa më e madhe e ndërtesës mendohet se është dëmtuar rëndë nga flakët. Bursa e vjetër po rinovohej dhe ishte e mbuluar me skela dhe mbulesa plastike mbrojtëse. Aktualisht ndërtesa e stilit holandez të Rilindjes nuk strehon më bursën daneze, por shërben si seli e Dhomës Daneze të Tregtisë.

Ky objekt u porosit të ndërtohej nga mbreti i Danimarkës Christian IV me qëllimin për ta kthyer Kopenhagën në një qendër të madhe tregtare.

Klan News