Një ditë pas humbjes me Luksemburgun, Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana nuk gjen as guximin të justifikojë lojën e kuqezinjve. Duke mos e fshehur dot dëshpërimin dhe zhgënjimin, Ish-lideri i kuqezinjve iu shmang pyetjeve mbi këtë takim.

 Pyetje: Si e shpjegoni humbjen e kombëtares?

Cana: Pyetje tjetër…

Pyetje: A i mungon skuadrës një lider?

Cana: Pyetje tjetër…

Pyetje: 5 humbje radhazi, si e shpjegoni?

Cana: Nuk e komentoj se është shumë vapë…

Ndërsa golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, Erion Bogdani bën përgjegjës futbollistët që sipas tij duhet të luajnë si grup për të patur rezultate.

 Gazetari Fatmir Mëneri në një analizë të shkurtër e përshkruan kombëtaren me notat më të errëta.

“Sishte ekip, lojtarë që luanin për hesap të vet, lojtarë që ecnin në fushë, trajner që nuk u çua një herë nga stoli.”

Sipas tij shkaqet janë disa, por më kryesorja është se skuadra nuk pranon më një drejtues.

 “Ekipi nuk komandohet më, trajneri e ka mendjen me ik, ndoshta nuk ishte i mirë kualifikimi për në finalet e evropianit.”

Në ndeshjen e radhës Kombëtarja do të përballet me Izraelin, përfaqësuesja që i shkaktoi një humbje të hidhur në ‘Elbasan Arena’ në 12 nëntorin e vitit të shkuar.

/Tv Klan