Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takon sot presidentin rus, Vladimir Putin.

Merkel udhëton drejt Rusisë për herë të parë qysh në vitin 2015.

Takimi në rezidencën e Putinit në qytetin Soçi vjen në kohën kur marrëdhëniet dypalëshe janë në një pikë të ulët, për shkak të luftës në Siri dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Merkel dhe Putin pritet t’i diskutojnë të dyja çështjet.

Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Gjermania ka qenë forca lëvizëse e sanksioneve që i ka vendosur Bashkimi Evropian Rusisë si ndëshkim.

Putin, të mërkurën, do të takojë edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan./REL