Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqëndrimit dhe e kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj  tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë  se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

“Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.

Shkencarët studiuan efektin e çokollatës tek memoria e përqëndrimi.

Megjithatë  mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm./tvklan.al