Antonio Conte e ka vlerësuar maksimalisht Alvaro Moratën duke thënë mbi të tjera se është nga ata djem të cilin do ta lejonte të martohej me vajzën e tij. Conte ka kërkuar që spanjolli të jetë më agresiv në ndeshjet e ardhshme këtë sezon.

“Ai është shumë i zgjuar të kuptojë se ku është pozicioni që duhet për të kapur topin. Është një djalë i mirë. Është nga ata lloj djemsh të cilin do ta lije të martohej me vajzën tënde”,

tha Antonio Conte.

Trajneri i “bluve” mendon se nënshkrimi me Moratën është një marrëveshje shumë e mirë për Chelsea-n duke parë kualitetet e tij në të gjitha aspektet si taktike, fizike apo teknike.

“E njoh shumë mirë Moratën, është një person i mirë. Mendoj se nënshkrimi me të është shumë me leverdi për Chelsea-n sepse ai është vetëm 24 vjeç. Ai përfshihet në seancat stërvitore në të gjitha aspektet, si taktike, fizike dhe teknike dhe ka një sjellje shembullore. Është një lojtar shumë i sjellshëm dhe një golashënues,”

tha Conte. Alvaro Morata erdhi në “Stamford Bridge” pasi u ble për 70 milionë paund nga Real Madrid për të zëvendësuar Diego Costën.

/tvklan.al