Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiç i bëri thirrje liderit të Partisë Përparimtare serbe, njëheraz kryeministër, Aleksandar Vuçiç që të pranojë vendimin e partisë së tij dhe të jetë një kandidat për president, sepse sipas tij

“kjo është e rëndësishme për stabilitetin politik të Serbisë”.

“Unë nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër sesi Serbia mund të jetë e qëndrueshme nëse fiton ndonjë kandidat tjetër presidencial”,

 tha Daçiç për mediat në vend, duke hedhur kështu poshtë raportimet se ai po e fut Vuçiçin në konflikt me Nikoliçin, në mënyrë që ai të bëhet Kryeministër./tvklan.al