Edhe shtypi zviceran i bën jehonë përplasjes Xhaka – De Biasi. Gazeta “Blick” intervistoi trajnerin e Kombëtares duke e pyetur edhe rreth largimit të Taulant Xhakës pas ndeshjes me Italinë, ku mesfushori i Basel nuk u aktivizua, duke vendosur të largohet nga grumbullimi para miqësores me Bosnje Hercegovinën. De Biasi e rrëfen në këtë mënyrë përplasjen me lojtarin.

“Ai më shkruajti një mesazh pas ndeshjes, duke më thënë se do të kthehej në Bazel për t’u stërvitur atje. Unë i thashë që nuk je i shenjtë, pasi nuk kanë qenë as Maradona dhe Pele. Për mua të gjithë janë njësoj dhe duhet të ndjekin orientimet e trajnerit”.

De Biasi thotë se lënia jashtë formacionit e Xhakës me Italinë ishte një zgjedhje taktike. Ai shtoi se e ardhmja e mesfushorit varet nga vetë ai, duke shtuar se nuk ia mbyll derën e kombëtares askujt. Përplasja mes De Biasit dhe trajnerit nisi që në Europian pas zëvendësimit të mesfushorit në ndeshjen me Zvicrën. De Biasi mohoi se ka probleme mes tij dhe Amir Abrashit, pasi edhe ky u largua pas ndeshjes me Italinë. Sipas trajnerit Abrashi vendosi të largohej për shkak të prpblemeve shëndetësore.

Tv Klan