Trajneri i kombëtares shqiptare shihet nga mediat italiane si kandidaturë e mundshme për të marrë drejtimin e Cagliarit nëse trajneri Aktual rastrelli do të shkarkohet. E ardhmja e Rastrellit është vënë në dyshim pas humbjes një ditë më parë në shtëpi. Gjithsesi emrat kryesorë të pasardhësve të tij përfliten Edy Reja dhe Francesco Guidolin, por ndoshta edhe Malesani. Sipas mediave italiane De Biasi ka qenë edhe më parë kandidaturë e fortë për marrjen e drejtimit të skuadrës nga Sardenja.  

Gianni de Biasi pak kohë më parë u sugjerua nga gazetarët italianë edhe për pankinën e Interit.

Tv Klan