Dëshmi tronditëse të fëmijëve nga mosha 8 deri në 10-vjeç të cilët prostituohen fare pranë kufirit tonë, kanë marrë zë në emisionin investigativ “Le Iene”.

Në rrethinat e stadiumit te Barit, në Itali, zhvillohet e gjithë drama e jetës së minoreneve dhe jo vetëm, që jetojnë bashkë me familjet e tyre në një kamp romësh.

Fëmijët janë me origjinë nga Bosnja, Rumania, por edhe nga Italia. 

Djem dhe vajza, të moshave të ndryshme të cilët janë nxjerre në rruge nga tutorët për të bërë seks me meshkuj të ndryshëm që nga karabinierët italianë e deri tek gjykatës. Të paktën këto janë dëshmitë.

Nën kamerën e fshehte të “Le Iene”, djem të moshës 8 dhe 10 vjeç, tregojnë se kryejnë marrëdhënie seksuale çdo dite dhe paguhen 20 euro. Për rastet kur seksi kryhet i pa mbrojtur ata paguhen 30 euro.

Fëmijët tregojnë se klientët e tyre vijnë në rrethinat e stadiumit te Barit, dhe pranë një ndërtese të braktisur kryhen aktet seksuale.

Tv Klan