Fenomeni i dhunës në familje vijon të rritet në shoqërinë shqiptare. Sipas statistikave të Gjykatës së  Tiranës në mbi 600 çështje të trajtuara për zgjidhje martese, 80 % e tyre janë për dhunë brenda familje. Ndërsa në 258 raste janë lëshuar urdhra mbrojtje të menjëhershëm.  Për sociologët ky fenomen shqetësues lidhet me disa faktorë.

Ndryshe nga dhuna psikologjike e cila është e përhapur më së shumti në zonat urbane, ajo më e rënda, dhuna fizike evidentohet më së shumti në zonat rurale dhe ato të thella.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku ishin lëshuar 114 urdhra mbrojtje, këtë vit kemi  një dyfishim të lëshimit të këtyre urdhrave, në të cilën në shumicën e rasteve nuk zbatohen nga bashkëshortët dhunues./ TV KLAN