Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë përfunduar takimine tyre në në ambientet e Pallatit të Kongreseve. 

Mësohet se në takimin kokë më kokë që nisi në orën 19:30 dhe zgjati rreth 45 minuta, u diskutuan emrat e ministrave të rinj teknikë, të cilët u miratuan nga Rama për t’u dërguar më pas për dekretim në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani dhe për t’u votuar ditën e nesërme në Kuvend. 

Ky takim vjen një ditë para procesit të Vetting-ut që do të mbahet nesër në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Këta janë emrat e propozuar nga Partia Demokratike për 6 ministrat teknikë dhe postin e Zv.Kryeministrit:

Zv/Kryeministre

-Ledina Mandia zëvendëson Niko Peleshin

Ministër i Drejtësisë

-Gazmend Bardhi zëvendëson Petrit Vasilin

Ministër i Brendshëm

-Dritan Demiraj zëvendëson Fatmir Xhafën

Ministre e Mirëqenies Sociale

-Xhulieta Kërtusha zëvendëson Olta Xhaçkën

Ministër i Shëndetësisë

-Arben Beqiri zëvendëson Ogerta Manastirliun

Ministre e Financave

-Helda Vukaj zëvendëson Arben Ahmetajn

Ministre e Arsimit

-Mirela Karabino zëvendëson Lindita Nikollën

Avokate e Popullit

-Erinda Ballanca zëvendëson Igli Totozanin

Kryetar i KQZ

– Klement Zguri zëvendëson Denar Bibën

/tvklan.al