Më shumë se gjysmë milion njerëz kanë nëshkruar një peticion duke kërkuar që të gjithë fëmijët poshtë moshës 11 – vjeç të bëjnë vaksinën shpëtuese ndaj meningjitit.

Kjo fushatë e ndërmarrë që erdhi gjithnjë e në rritje, u mbështet nga mjekët, deputetët dhe organizata bamirësie, të cilët thanë se ishte një turp që fëmijët britanikë janë duke vdekur ende nga kjo sëmundje.

Zëmërimi publik rreth kësaj çështje mori shkas nga vdekja e 2- vjeçares, Faye Burdett, e cila ndërroi jetë ditën e Shën Valentinit.

Asaj kurrë nuk ju dha vaksina Bexsero, e cila mund të mbrojë kundër meningjitit B, formë vdekjeprurëse e sëmundjes, e cila i mori jetën vogëlushes.

femija 3

Meningjiti paraqet inflamacion të cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Mund të jetë i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht është më i lehtë, ndërsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz, që mund të shkaktojë vdekjen./tvkal.al