Elis Bakaj do të jetë pjesë e Vllaznisë për gjysmën e dytë të sezonit.

Mesfushori mund t’i bashkohet që të dielën ekipit shkodran në stërvitje, pasi marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Një lëvizje në ditët e fundit të merkatos e shtyrë edhe nga bllokimi që FIFA i bëri Tiranës për shkak të borxheve të prapambetura.

Elis Bakaj kishte gjetur akordin me bardheblutë madje ishte përcaktuar edhe konferenca e prezantimit të lojtarit. Gjërat shkuan ndryshe dhe tani 29-vjeçari do të përforcojë Vllazninë, që i kishte bërë ofertë edhe më parë.

Ekipi shkodran do të jetë e katërti për Elis Bakajn në Shqipëri, pas Partizanit, Dinamos dhe Tiranës. Ish-futbollisti i Kombëtares në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e RNK Split në Kroaci, por u largua pa përfunduar kontratën./TV Klan