Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të nisë nesër një vizitë treditore në Serbi, gjatë të cilës do të takohet me homologun e tij Aleksander Vuçiç.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të presidencës turke, Erdogan do të zhvillojë takime bilaterale dhe takime te zgjeruara me Vuçiç dhe do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh.

Gjatë vizitës do të zhvillohet edhe forumi i biznesit Turqi-Serbi. Sipas zyrtareve presidenti Erdogan do të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Presidenti Vuçiç vizitoi Turqinë në korrik, gjatë kongresit botëror të naftës.

Erdogan do të vizitojë edhe Novi Pazarin, një qytet serb me shumicë myslimane në jug të vendit.

Sipas deklaratës së presidencës turke vizita e Erdogan do të shënoje një zhvillim domethënës që do të forcojë marrëdhëniet bilaterale në dobi të të gjithë rajonit. Vizita bëhet me ftese të Presidentit serb Vuçiç./Tv Klan