Slogan i Kombëtares për finalet e Euro 2016 është; Ti Shqipëri më jep nder!

Vargjet e Naim Frashërit janë vendosur edhe në fanellat e futbollistëve.

Ky slogan me shumë mundësi do të jetë edhe në autobusin që do të përdorin kuqezinjtë gjatë Europianit.

UEFA hapi një votim ku ishin tre alternativa, por sipas të dhënave jo zyrtare pritet të përzgjidhet; Ti Shqipëri më jep nder!

Rezultatet e votimit do të bëhen të ditura zyrtarisht më 2 Maj.

Endrit Sauku/Tv Klan