Asnjë pikë 12 humbje, asnjë barazim asnjë fitore. Pesë gola të shënuar dhe 31 të pësuar. Ky është rekordi më negativ i regjistruar nga Benevento në Serie A, sigurisht skuadra është në vendin e fundit të renditjes. Teksa të shumtë janë analistët që tentojnë të japin versionin e tyre për këtë situatë, presidenti i klubit Oreste Vigorito ka mendimin e tij.

“Faji është i influencën malinje që ka shoqëruar gjithnjë qytetin, është faji i shtrigave”, ka deklaruar kreu i klubit për Gazzetta Dellom Sport. Vigorito ka pranuar se është supersticioz por ka garantuar se skuadra do të qëndrojë në Serie A dhe nuk do të heqë dorë”.

Benevento njihet në Itali si qyteti i shtrigave, madje në logon e ekipit është vizatuar një e tillë që fluturon mbi një fshesë. Emri i qytetit ka qenë Maleventum, që do të thotë, vendi i ngjarjeve të këqia, por romakët në shekullin e 268 para Krishtit e ndërruan emrin në Beneventum. Edhe sot në portat e shtëpive në qytet, banorët lënë fshesa dhe qese me kripë për të mbajtur larg shtrigat.

Por nëse teoria e presidentit është e vërtetë, kush e di sa para janë shpenzuar nga qytetarët në fshesa e kripë për ngjitjen e Beneventos në Serie A.

Tv Klan