Shefi i fushatës elektorale të Klinton, John Podesta tha se FBI-ja po heton hakerimin e emaileve të tij, të publikuara nga WikiLeaks.

Podesta tha se kjo është pjesë e një hetimi më të gjerë që lidhet me hakerimin e emaileve të Partisë Demokratike, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Rusia.

Podesta akuzoi Rusinë se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara në favor të Trump, i cili ka shprehur admirimin e tij për presidentit Vladimir Putin.

Ambasadori rus në Uashington Sergei Kislyak i mohoi akuzat se, Moska synon të ndërhyjë në një mënyrë a një tjetër në zgjedhjet amerikane.

Rrjedhja e informacionit të emaileve të Partisë Demokratike krijuan momente të vështira për kandidaten Klinton, për shkak të komenteve diskredituese të udhëheqësve të partisë ndaj rivalit të saj po brenda partisë Bernie Sanders./tvklan.al