Skënderbeu arriti një fitore të lehtë me vendin e fundit në klasifikim, Korabin. Ekipi korçar mori 3 pikët me suksesin 3 – 0 në një stadium pa tifozë për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.

Skuadra dibrane me shumë probleme, në këtë takim u drejtua nga trajneri i portierëve pasi largimit të Gerd Haxhiut nga klubi. Golat në këtë përballje u shënuan nga Jashanica, Salihi dhe Nimaga. 

Të dielën do të luhen sfidat Vllaznia – Partizani dhe Luftëtari – Flamurtari.

Tv Klan