Futbollistët e Flamurtarit janë kthyer në stërvitje të mërkurën, pas bojkotit të një dite më parë, për shkak të pagesave të prapambetura.

Vendimi u mor pas një takimi me drejtuesit e klubit, të cilët i kërkuan lojtarëve të bëjnë durim për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Futbollistët nuk paguhen prej muajsh dhe nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara për ndeshjet e fundit. Këtë fundjavë Flamurtari ka një sfidë të rëndësishme me Laçin në Vlorë, që mund të vendosë shumë për qëndrimin në Superligë.

Problemet financiare kanë qenë të vazhdueshme kohët e fundit në klubin vlonjat. Për shkak të pagesave të mbetura të pashlyera nga sezonet e kaluar, Flamurtari është penalizuar me 6 pikë nga komisonet e Federatës Shqiptare të Futbollit, pikë që tani janë tepër të nevojshme.

Tv Klan