Do të vendosë se cila skuadër do të kalojë në finalen e kupës së Shqipërisë. Mes flamurtarit dhe Skënderbeut luhet shumë.

Vlonjatët janë disi favoritë pasi fituan ndeshjen e parë por duhet të jenë shumë të kujdesshëm që ta mbajnë rezultatin.

Presioni bie mbi ta edhe për faktin se Skënderbeu do të luajë me ç’të mundet për të siguruar edhe trofeun e kupës pasi është shumë pranë titullit. Formacioni vlonjat duket i plotë dhe në formë.

Përpara Nurkoviç në portë do të rreshtohet mbrojtja me katër. Siljanovski, Pollozhani, Bicaj dhe Musta. Useini dhe Sidibe janë përforcues të këtij reparti dhe urë lidhëse me mesfushën ku do të jenë Juffo, Muarem dhe Zuka. Sulmues i vetëm Danilo Alves.

Korçarët kanë mungesa por sërish kjo nuk e ul rrezikshmërinë e tyre. Teqa në portë dhe para tij Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici. Mesfusha si gjithnjë me Muzakën, Osmanin dhe Lulaj. Në sulm treshja Vila Gavazaj dhe Sowe.

Tv Klan