Plazhet e Jugut nuk janë të vetmet që janë “pushtuar” nga pushuesit.

Shëngjini dhe Talja, dy zona që lagen nga deti Adriatik kanë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh të huaj, kryesisht çekë, sllovakë e polakë. Është gati e pamundur të gjesh dhoma në hotelet që ngrihen në këtë vijë bregdetare.

Opertorët turistikë thonë se janë kushtet më të mira që i tërheqin turistët.

Vetë pushuesit, një pjesë e konsiderueshmë që vijnë dhe nga Kosova, thonë se pastërtia e ujit dhe rërës janë arsyet kryesore. Ata vlerësojnë dhe qetësinë dhe sigurinë.

Administratorët e njësive të Shëngjinit dhe Tales rendisin dhe investimet e bëra në zonat e plazhit, si një tjetër arsye që tërheq turistët.

Me rritjen e standardeve, veçanërisht në mbajtjen e plazheve të pastër dhe shërbime, Shëngjini e Talja po njohin çdo vit rritje të numrit të pushuesve, duke u bërë kështu konkurues me rivierën dhe pse jo, duke u shndërruar edhe në destinacionin kryesor veror të Shqipërisë.

Tv Klan