Një militant i ISIS nuk kishte se si t’i shmangej vëmendjes së mediave me këtë transformim në femër, nëpërmjet grimit.

Xhihadisti ka pastruar vetullat, duke i ndarë nga njëra-tjetra, përpara se të aplikonte grimin. Ai ka aplikuar fondatinë, ka lyer sytë me ngjyrë të purpurt, ka theksuar vetullat me laps të zi, ka përdorur theksues ngjyrë roz për mollëzat, si dhe një buzëkuq të kuq.

Madje ai ka vizatuar edhe nishane në faqe për të përfunduar transformimin e tij të bukurisë.

Duket  qartë që ka harruar të heqë mustaqet dhe mjekrën, të cilat më tepër e kanë shndërruar në personazhin e “Joker” sesa në atë të femrës.

Fotografia e të arratisurit që mban shami në kokë u shpërnda, pasi ai u kap nga ushtria irakiane në Mosul.

Një fotografi e dytë e shfaq atë në pamjen e tij të përditshme në betejë.

Xhihadistët kanë qenë shumë të dëshpëruar për t’iu shmangur arrestimit nga forcat që kanë çliruar qytetin.

Fotografi të tjera të shpërndara nga forcat irakiane shfaqin në

The Sun

përpjekjen e pafat të luftëtarëve të ISIS të veshur si femra. Një luftëtar kur u kap nga forcat irakiane, kishte një transformim të plotë me buzëkuq të kuq dhe sy të lyer me të ngjyrë të errët.

Ai mbante një paruke dhe kishte veshur gjithashtu reçipeta të bardha me tantellë për ta perfeksionuar pamjen e tij si femër. Megjithatë, ai nuk duhet të kishte lënë pas dore heqjen e qimeve që kishte në gjoks, të cilat dukeshin qartë nga bluza me dekolte të hapur.

Një tjetër xhihadist është fotografuar i veshur me veshjen e gjatë tradicionale islamike dhe çantë krahu ngjyrë blu.  

Ndërsa një luftëtar tjetër është kapur  me një veshje të kuqe kadife dhe i mbuluar në fytyrë me shami.

Këto pamje na shfaqin xhihadistët në një mënyrë që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë më parë./ tvklan.al