Pas dy fitoreve në drejtimin e bardhebluve, Mirel Josa do të udhëtoi me skuadrën e tij në Kukës për të luajtur sfidën më të rëndësishme të javës së 12. Jo vetëm për faktin se luhet përballë kryesueses, por një rezultat i kënaqshëm në këtë takim, për Josën do të sillte qetësi në ekip pak ditë para derbit me partizanin.

Skënderbeu i vendit të dytë shkon në Laç për një vizitë jo miqësore. Kampionëve iu duhet fitorja për të mbajtur ritmin në renditje, por nga ana tjetër edhe ekipi vendas nuk është në pozita të sigurta pranë fundit të tabelës.

Edhe pse me Teutën e vendit të 8, për Partizanin nuk shihet ndeshje e lehtë. Të kuqtë vijnë nga tre barazime radhazi dhe kjo situatë për ta nuk është e gjitha për shkak të mungesës së aftësisë

Për Partizanin do të vijojë të mungojë Mentor Mazrekaj i cili vuan një dëmtim të gjatë, por pritet të zbresë në fushë në dhjetor. Gjithashtu të dëmtuar janë edhe Krasniqi dhe Fejzullahi.

Tv Klan