Policë të armatosur janë dalluar jashtë dhomë së hotelit të yllit të Real Madrid në Spanjë, pas një breshërie armësh ndaj familjes të së fejuarës së tij.

Makinat që i përkisnin tezeve të Emma Rhys-Jones kanë marrë flakë ndërkohë që nafta rridhte përgjatë rrugës.

Mesa duket e gjitha është pjesë e një armiqësie me gangsterë droge pasi kushërira e Rhys-Jones, Epiphany Dring, modele e njohur e cila u zhduk pa lënë gjurmë, kishte marrë me vete një valixhe që kishte brenda 300,000 paund, drogë dhe bizhuteri, vlera e të cilave shkonte rreth 1 milionë paund./tvklan.al