Një tjetër mbrëmje emocionuese dhe plot supriza ju pret sonte në ekranin e Televizionit Klan.

Superspektakli i talenteve të vegjël “Gjeniu i Vogël” mbërrin në natën e pestë, me të tjera performanca që do t’ju lenë pa fjalë.

20 konkurentë do të performojnë në teatrin e Televizionit Klan, për të përcjellë nëpërmjet zërit të tyre emocione të veçanta.

2 prej tyre do të lenë garën dhe zgjedhja e vështirë do të jetë në dorën e jurisë profesioniste, të përbërë nga Pirro Çako, Adrian Hila, Vikena Kamenica dhe Jehona Sopi.

talentet-gjeniu

Siç është dhe formula e këtij spektakli talentesh, 4 prej tyre, të ndarë në çifte do të përballen me njëri – tjetrin, për të rrëmbyer votat e jurisë.

Por nata e sotme do të nisë ndryshe, pasi ajo do të hapet me përballjen e Elsidit dhe Veronikës, një sfidë e prapambetur nga e shtuna që lam pas.

Cilët do të jenë ata që do të vijojnë të jenë pjesë e “Gjeniut të Vogël 7”?

Këtë do ta zbuloni sonte në mbrëmje, si çdo të shtunë, në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al