Gjermania shpallet kampione olimpike në futboll për femra, pas finales së fituar me Suedinë. Përfaqësuesja gjermane triumfoi me rezultatin 2 – 1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Maracana”.

Ky është titulli i parë olimpik për futbollin e femrave për Gjermaninë, që mungoi në Londër 2012. Marozsan kaloi në avantazh gjermanet në fillimin e pjesës dytë. Në minutën e 62’ Sembrant i dha një ndihmë Gjermanisë, duke shkaktuar një autogol.

Goli i vetëm i suedezeve u shënua nga Blackstenius në të 67’. Megjithatë, medalja e argjendit për Suedinë është një arritje e madhe për futbollin e femrave. Brazili mikpritës i aktivitetit mbeti pa medalje pas humbjes 2 – 1 me Kandanë.

Tv Klan