Michael Phelps ka thyer një rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës, duke kaluar atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes, me titujt personal të fituar gjatë Lojërave Olimpike.

Atleti grek, Leonidas gjatë gjithë pjesëmarrjeve në Olimpiada ka fituar 12 tituj individual, të gjitha para 2 mijë vjetësh. Pjesëmarrja e fundit e Leonidas në Olimpiadë ka qenë në vitin 152 para erës së re, shkruan BBC.

felpss

Phelps ka fituar 22 medalje, por nëntë prej tyre janë fituar së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit amerikan, që i bie se me medaljen e fituar më 11 gusht, Phelps ka siguruar 13 medalje individuale.

BBC shkruan se çuditërisht, Leonidas ka qenë 36-vjeçar kur ka arritur rekordin para më shumë se 2 mijë vitesh. Ai ka qenë katër vjet më i vjetër se është Phelps sot, kur amerikani ka thyer rekordin e vendosur në kohë antike.

Garat që janë fituar nga Leonidas i Rodesit kanë qenë kryesisht vrapime të shpejta deri në 200 metra. Në këto vrapime atletët mbanin të veshur parzmore.

Ata vraponin me parzmore ndërsa temperatura arrinte deri në 40 grade celcius. Kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të pakëndshme, duke kërkuar aftësi krejt të ndryshme prej gjimnasti dhe muskuj të ndryshëm

”, ka thënë Paul Cartledge, profesor i klasikes në Universitetin e Cambridge.

Leonidas “ndoshta ka qenë aristokrat, ndoshta edhe i pasur dhe ndoshta prej një familjeje atletësh”, thotë për BBC, Cartledge. Notari amerikan, Michael Phelps që theu rekordin e Leonidas ka siguruar medaljen e tij të 22-të duke fituar edhe në garën e notit prej 200 metrave në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil, më 11 gusht.

/tvklan.al