“Kemi bërë një shfaqje të mrekullueshme”. 

Mes shakasë dhe të vërtetës, ky është konkluzioni i regjisorit Ilir Bokshi disa orë para se “Franckestein” të japë shfaqjet premierë në Tiranë. Për ata që e kanë lexuar dhe parë filmin me të njëjtin titull, është rasti të shohin “Franckestein” në Teatrin Kombëtar.

Historia e Viktorit, shkencëtarit të ri që thyen gjithë ligjet e natyrës, duke krijuar një qënie në mënyrë jo orthodokse, me pjesë trupash të vdekurish ngjitet në skenë me aktorë nga Shqipëria dhe Kosova.

Viktor Franckestein njeriu që jeta e tij është shkenca interpretohet nga Helidon Fino.

Krijesën e tij, me pamje të frikshme por me kërkesa shumë njerëzore, pas maskës e luan Besmir Bitraku.

E ëma e shkencëtarit është Yllka Mujo, e zonja e shtëpisë që ruan ekuilibrat në familjen “Franckestein” e që ashtu si edhe shumë personazhe të tjerë në vepër gjen vdekjen nga krijesa e të birit të saj.

Nga sonte e në vazhdim Ilir Bokshi që historinë e spërkat me humor iu propozon “Franckestein” e tij.

Tv Klan